...:::Mesohu-Ks:::...
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Mesohu-ks

...:::Mesohu-Ks:::...

...:::Mesohu-Ks:::...
 
ForumPortalPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Reali mposhtet, Barcelona kampion i ri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dannchee.hack
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 174
Join date : 20/04/2009

MesazhTitulli: Reali mposhtet, Barcelona kampion i ri   Sun May 17, 2009 1:59 pm



Villarreali javën e kaluar prishi planet e Barcelonës, duke ia pamundësuar të fitojë titullin në Camp Nou, por kësaj here i bëri një nder tjetër duke mposhtur Real Madridin dhe duke ua ‘dhuruar’ më herët titullin katalanasve.

Vendasit kaluan në epërsi që në pjesën e parë të ndeshjes me anë të një goli me kokë të shënuar nga sulmuesi francez Robert Pirez, që ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë.

Reali u rikthye mbarë pas pauzës, duke barazuar që në minutën e dytë të pjesës së dytë me anë të golit të parë këtë sezon të Rafael Van der Vaart.

Vendasit rimorën epërsinë pas edhe 15 minutash tjera me anë të Cani (62’), para se mbretërit të barazojnë edhe një herë, dy minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes kësaj here me anë të Gonzalo Higuain (88’).

Por, si në ndeshjen e kaluar ndaj Barcelonës, Villarreali shënoi në minutat e fundit të ndeshjes, kësaj here për të marrë tri pikë të plota nga derbi i javës me anë të golit të Joan Capdevilla.

Me këtë fitore Villarreali mban gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve, pasi ngjitet në pozitën e pestë, me 59 pikë, sa ka edhe Valencia në pozitën e katërt, e që nesër udhëton tek Atletico Madrid.

Reali mbetet në pozitën e dytë me 78 pikë, pa asnjë gjasë për të arritur Barcelonën, që ka 86 pikë në krye të tabelës, e që nesër do të fitojë titullin në fushë të Mallorcas, pavarësisht rezultatit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Reali mposhtet, Barcelona kampion i ri
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
...:::Mesohu-Ks:::... :: Multimedia & Tema te ndryshme :: Sport-
Kërce tek: