...:::Mesohu-Ks:::...
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Mesohu-ks

...:::Mesohu-Ks:::...

...:::Mesohu-Ks:::...
 
ForumPortalPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Roma fiton pas dramës në Olimpico

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Drilchoo.Hack
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 586
Join date : 20/04/2009
Age : 22

MesazhTitulli: Roma fiton pas dramës në Olimpico   Sat May 16, 2009 9:04 pm

Skuadra e Romës ka shënuar një fitore mjaft të vështirë në shtëpi kundër Catanias.

Takimi i zhvilluar të shtunën në Stadio Olimpico të kryeqytetit italian, ndërmjet Romës dhe Catanias, ka përfunduar me rezultat prej 4-3 në favor të skuadrës vendase.

Në pjesën e parë të ndeshjes Roma ishte dukshëm skuadër më e fuqishme në fushë dhe kjo u pa edhe në rezultat.

Giallorossët kaluan në epërsi që në minutën e 12-të me anë të Simone Perrottas, por vetëm tre minuta më vonë (15’), Giacomo Tedesco e barazoi rezultatin.

Nuk kaloi shumë kohë (17’) dhe Roma riktheu epërsinë ndërsa golashënues ishte sulmuesi Mirko Vucinic.

Mesfushori italian Simone Perrotta shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën vendase në minutën e 31-të, dhe me rezultatin prej 3-1 në favor të Giallorosëve, skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë lojtarët e Catanias u treguan shumë të rrezikshëm. Porsa filloi fraksioni i dytë i lojës (47’), Giuseppe Mascara ngushtoi epërsinë në 3-2.

Ishte Takayuki Morimoto, lojtari i cili e barazoi rezultatin (72’) duke shmangur grackën e ‘ofside-t’.

Deri në fund të takimit vendasit ishin kërkues të golit të fitores dhe këtë e arritën në minutat shtesë të ndeshjes (90’+2) me anë të mbrojtësit veteran Christian Panuci.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Roma fiton pas dramës në Olimpico
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
...:::Mesohu-Ks:::... :: Multimedia & Tema te ndryshme :: Sport-
Kërce tek: