...:::Mesohu-Ks:::...
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Mesohu-ks

...:::Mesohu-Ks:::...

...:::Mesohu-Ks:::...
 
ForumPortalPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 United kampion i Anglisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Drilchoo.Hack
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 586
Join date : 20/04/2009
Age : 22

MesazhTitulli: United kampion i Anglisë   Sat May 16, 2009 9:02 pm

Ndeshja derbi e javës së 37-të e Ligës Premier, e zhvilluar në Old Trafford, ndërmjet Manchester Unitedit dhe Arsenalit, ka përfunduar me rezultat 0-0, dhe në këtë mënyrë me një pikë të fituar Djajtë e Kuq janë shpallur kampionë të edicionit 2008/2009 të Kampionatit anglez.


Festa e lojtarëve të United. Foto: AP

Djajtë e Kuq e filluan takimin e të shtunës me vetëm një pikë larg titullit, që do të thoshte se edhe barazimi do të ishte mjaftueshëm që ata ta mbronin titullin e Kampionatit anglez.

Titulli i 11-të i PL i Sir Alex Ferguson me Unitedin. Foto: AP

Pjesa e parë

Përkundër rasteve të shumta në të dyja anët, pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola.

Në 45 minutat e para të ndeshjes skuadra mysafire pati një dominim të lehtë dhe dukej se Topçinjtë kishin dëgjuar kërkesën e trajnerit të Liverpoolit, Rafael Benitez, për ta mposhtur Unitedin dhe për ta mbajtur gjallë shpresën e Redsave për t’u shpallur kampionë.

Mirëpo, përkundër disa tentativave të lojtarëve mysafirë, ata nuk arritën të shënojnë gol në portën e Van der Sarit, derisa kanë mundur të dënohen nga sulmi i Manchës, të cilët pritnin rastin e duhur për të dënuar.

Përgatitjet e tifozëve të Manchesterit. Foto: PA

Megjithatë, në fund të gjysmës së parë të lojës rrjetat mbetët të paprekura dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të lojës.

Pjesa e dytë

Edhe në fraksionin e dytë të lojës skuadra e Arsenalit ishte më kërkuese ndaj golit, derisa në pjesën më madhe të gjysmës së dytë vendasit ishin të përqendruar te kundërsulmet.

Sezoni i fundit (ndoshta) i Carlos Tevezit te United. Foto: Reuters

Topçinjtë arritën ta menaxhojnë më mirë ndeshjen dhe patën më shumë raste, mirëpo ishin të pafuqishëm përballë mbrojtjes së fuqishme të Djajve të Kuq, përkundur se mungonte njeriu kryesor i mbrojtjes Rio Ferdinand.

Deri në fund të takimit nuk u shënua asnjë gol dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë pa gola.

Tifozët të bindur se titulli do të vinte të sot. Foto: AP

Me këtë barazim dhe këtë pikë të fituar Manchester United shpallet edhe matematikisht fitues i Ligës Premier për sezonin 2008/2009, një javë pa përfunduar Kampionati, dhe kështu barazon rekordin prej 18 titujsh me Liverpoolin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
United kampion i Anglisë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
...:::Mesohu-Ks:::... :: Multimedia & Tema te ndryshme :: Sport-
Kërce tek: