...:::Mesohu-Ks:::...
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Mesohu-ks

...:::Mesohu-Ks:::...

...:::Mesohu-Ks:::...
 
ForumPortalPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Evertoni sjell në Ligën Premier edhe një shqiptar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Albvera
Anetar 10%
Anetar 10%


Numri i postimeve : 27
Join date : 11/05/2009
Age : 29

MesazhTitulli: Evertoni sjell në Ligën Premier edhe një shqiptar   Tue May 12, 2009 11:10 am



Shkodran Mustafi, një i ri i dalë nga akademia e futbollit e Hamburgut, mund të jetë ylli i ri shqiptar në Ligën Premier, krahas tashmë të njohur Valon Behrami, pasi 16-vjeçari raportohet se ka arritur marrëveshje trevjeçare me Evertonin.
Shkodrani javën e kaluar ishte pjesë e kombëtares U-17 të Gjermanisë, që mposhti pikërisht kombëtaren angleze U-17 me rezultat 4-0, duke tërhequr kështu vëmendjen e klubeve të Ligës Premier.

Siç shkruan Guardian, Evertoni tashmë ka kompletuar marrëveshjen me mbrojtësin tinejxher të Hamburgut, duke i ofruar atij kontratë trevjeçare për t’u transferuar në Goodison Park.

“Ne vërtet u përpoqëm ta mbajmë Shkodranin në klubin tonë, por kur ka interesim nga klubet e Anglisë, ishim të pafuqishëm dhe të pakrahasueshëm financiarisht”, ka thënë Jens Todt, kryetar i akademisë së të rinjve të Hamburgut.

“Është vërtet e vështirë ta pranojmë, por kjo nuk do të na shkatërrojë. Thjesht shpresojmë që kjo të mos ndodhë shumë shpesh”, ka shtuar Todt.

“Është një hap i rëndësishëm në karrierën time. Isha ca emocionuar kur mora vendimin”, ka thënë vetë Shkodrani për mediat gjermane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Albveraa.tk
 
Evertoni sjell në Ligën Premier edhe një shqiptar
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
...:::Mesohu-Ks:::... :: Multimedia & Tema te ndryshme :: Sport-
Kërce tek: