...:::Mesohu-Ks:::...
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Mesohu-ks

...:::Mesohu-Ks:::...

...:::Mesohu-Ks:::...
 
ForumPortalPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Themelohet organizata e parë e Softuerit të Lirë në Kosovë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dannchee.hack
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 174
Join date : 20/04/2009

MesazhTitulli: Themelohet organizata e parë e Softuerit të Lirë në Kosovë   Tue May 12, 2009 8:22 am

Një grup entuziastësh dhe përkrahësish të Softuerit të Lirë krijuan javën e kaluar Organizatën Kosovare të Softuerit të Lirë dhe të Hapur (FLOSS Kosova).

Organizata ka për qëllim të nxisë softuerin e lirë dhe me kod burimor të hapur dhe njohuritë e hapura në vendin më të ri në Evropë. Organizata do ta bëjë këtë duke siguruar infrastrukturën thelbësore dhe strukturën organizative për mbështetjen dhe zhvillimin e njohurive dhe softuerit të lirë në përputhje me misionin e saj.

Flakron Bytyqi, drejtues i FLOSS Kosova, thotë se, "standardet e hapura janë të rëndësishme për zhvillimin e një vendi siç është Kosova. Në nuk po zbulojmë asgjë, por po i bashkohemi një lëvizje globale dhe po aplikojmë modele të provuara në një situatë lokale."

Veprimtaria kryesore e organizatës do të jetë organizimi i një Konferencë Vjetore të Lirisë Softuerike (në ueb në http://kosovasoftwarefreedom.org) që do të mbahet për herë të parë më 29-30 gusht, 2009 në Prishtinë, Kosovë.

Qëllimi kësaj konference është të paraqes ligjërues dhe programues kombëtar dhe ndërkombëtarë para një audience rajonale. Konferenca do t’i mbaj punimet në anglisht, shqip, serbisht, gjermanisht dhe turqisht. Temat që do të diskutohen do të përfshijnë Softuerin e Lirë dhe të Hapur, përmbajtjen e krijuar në mënyrë sociale si Wikipedia dhe Voice Over IP.

Organizata ka gjetur mjaft mbështetje në industrinë vendore dhe është duke punuar në sigurimin e pjesëmarrjes të shumë kompanive globale dhe organizatave si motra. Disa nga ata që tashmë kanë shprehur interes për të ligjëruar në konferencë janë përfaqësues nga Sun Microsystems, Mozilla, Pilot Systems, dhe Google Summer of Code.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Themelohet organizata e parë e Softuerit të Lirë në Kosovë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
...:::Mesohu-Ks:::... :: Multimedia & Tema te ndryshme :: Teknologji, Automan, Informatik-
Kërce tek: