...:::Mesohu-Ks:::...
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Mesohu-ks

...:::Mesohu-Ks:::...

...:::Mesohu-Ks:::...
 
ForumPortalPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Milan-Juventus, pa fitues

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dannchee.hack
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 174
Join date : 20/04/2009

MesazhTitulli: Milan-Juventus, pa fitues   Mon May 11, 2009 3:44 pm

Derbi i javës në Serie A, ai mes Milanit dhe Juvnetusit, i zhvilluar të dielën mbrëma në San Siro, ka përfunduar me barazim 1-1.

Me pjesën e parë pa gola, 45 minutat e dyta të lojës sollën dy sosh, nga një në secilën anë. Rezultati u hap në minutën e 57-të të ndeshjes, kur pas një aksioni të filluar nga Zambrotta, Inzaghi dërgoi topin në zonë për Ambrosinin, i cili humbi rastin, por fati ishte me Clarence Seedorf, pasi goditja e tij shkoi nëpër këmbët e Nicola Legrottaglie, duke përfunduar në rrjetën e Gianluigi Buffon.

Por avantazhi i Milanit nuk zgjati shumë, pasi tre minuta më vonë Camoranesi harkoi topin në zonë që arriti tek Iaquinta, i cili shënoi nga afërsia për të barazuar rezultatin pas një ore lojë.

Derisa Milanit iu mohua një penalti, pas ndalimit të dyshimtë të Alexandre Patos nga Legrotaglie (85’), një minutë më pas për shkak të një ndërhyrje të ngjashme ndaj Alessandro Del Pieros, Giuseppe Favalli u përjashtua me karton të kuq (86’).

Por këto pak minuta të fundit të ndeshjes, nuk i ndihmuan Juventusit të shfrytëzojë epërsinë e një e lojtari më shumë në fushë, për të nxjerrë pikë të plota nga derbi.

Me këtë barazim, Milani humb rastin t’i afrohet në pesë pikë Interit, dhe vazhdon të ruajë pozitën e dytë me shtatë pikë prapa liderit. Juventusi në pozitën e tretë mbledh 67 pikë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Milan-Juventus, pa fitues
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
...:::Mesohu-Ks:::... :: Multimedia & Tema te ndryshme :: Sport-
Kërce tek: