...:::Mesohu-Ks:::...
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Mesohu-ks

...:::Mesohu-Ks:::...

...:::Mesohu-Ks:::...
 
ForumPortalPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bogdani: Chievo duhet të jetë më kompakte

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Drilchoo.Hack
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 586
Join date : 20/04/2009
Age : 22

MesazhTitulli: Bogdani: Chievo duhet të jetë më kompakte   Sat Jul 11, 2009 11:50 am

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani, ka thënë në një intervistë të fundit se ekipi i tij, Chievo, ka nevojë për kompaktësi për të arritur të tregojë fuqinë në sezoni e ri në Serie A.

Bogdani pati një sezon tjetër jo aq të pëlqyeshëm në kampionatin italian, megjithatë Chievo arriti të mbijetojë në Serie A.

“Duhet të rikompaktësojmë grupin. Është ky faktori thelbësor që e mbajti Chievon në Serinë A në sezonin e fundit. Dhe kjo mund të na lejojë të kompletojmë një mrekulli tjetër”, ka thënë Bodgani.

Shqiptari, i cili ka edhe një vit kontratë me klubin italian, thotë se do të mundohet në maksimum të gjejë formën e tij më të mirë dhe të jetë pjesë e formacionit startues, por thotë se për këtë duhet të vendosë trajneri.

“Unë mund të them vetëm se kërkoj formën optimale sa më shpejt që të jetë e mundur. Megjithatë, fiziku im nuk më lejon të arrij në top-formë, ashtu siç mund të ndodh me të tjerët. Gjithsesi, në fillim dukem si i lodhur, por ju garantoj se në javën e kampionatit do të jem gati. Pastaj, siç e kam thënë edhe me parë, për këtë do të vendosë trajneri”, ka shtuar sulmuesi kuqezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Bogdani: Chievo duhet të jetë më kompakte
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
...:::Mesohu-Ks:::... :: Multimedia & Tema te ndryshme :: Sport-
Kërce tek: