...:::Mesohu-Ks:::...
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Mesohu-ks

...:::Mesohu-Ks:::...

...:::Mesohu-Ks:::...
 
ForumPortalPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Derri i vetëm në Afganistan lirohet nga karantina

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Drilchoo.Hack
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 586
Join date : 20/04/2009
Age : 22

MesazhTitulli: Derri i vetëm në Afganistan lirohet nga karantina   Wed Jul 08, 2009 5:17 pm



Derri i vetëm në Afganistan, pas dy muajsh, është liruar nga karantina në të cilën pronarët e kopshtit zoologjik në Kabul e kishin futur për shkak të frikës se do të mund t’ua kalonte njerëzve gripin e derrit.

“Njerëzit tonë nuk e kanë kuptuar se sëmundja nuk kalon nga personi në person dhe kanë menduar se gripi i derrave shpërndahet nga kopshti zoologjik sepse në të jeton një derr”, ka thënë drejtori i kopshtit zoologjik Aziz Gul Saqib.

Ai u ka sqaruar punëtorëve se edhe drejtoritë tjera të kopshteve zoologjike kanë thënë se nuk ka arsye për brengosje, prandaj e kanë lëshuar atë në ajër të pastër.

Vizitorët të cilët kanë rastisur në kopsht zoologjik kur derri është liruar kanë mbuluar gojën dhe hundët me rroba.

“Kjo është e ndaluar dhe nuk do të duhej as ta shikojmë fare. Unë mendoj se ai nuk do të duhej as të ishte në kopsht zoologjik”, ka thënë një vizitor.

Frika nga gripi H1N1 ka shtyrë drejtorinë e kopshtit zoologjik në Kabul të vendosë në karantinë derrin e vetëm i cili jeton në këtë shtet. Derri në një afat të pacaktuar nuk do të mund të kënaqet në shëtitjet nëpër barin pranveror me shoqen e tij më të mirë, një dhi.

Derri i vetëm për të cilin dihet se jeton në Afganistan, ka ardhur, së bashku me disa kafshë tjera në vitin 2002 si dhuratë nga Kina e cila ka dashur të ndihmojë rindërtimin e kopshtit më të madh zoologjik në vetëm, në kryeqytetin e shkatërruar gjatë luftës qytetare 1992-1996.

"E kemi vendosur përkohësisht në karantinë, në hapësirën e dedikuar për dimër, për shkak të virusit të gripit", ka deklaruar drejtori i kopshtit zoologjik Aziz Gul Saqib.

"Njerëzit kryesisht nuk dinë shumë për këtë grip dhe kur të shohin derrin do të mund të bënin panik nga frika e infektimit. Për t’i qetësuar e kemi larguar derrin nga vendi ku ata mund ta shohin", ka shtuar ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Derri i vetëm në Afganistan lirohet nga karantina
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
...:::Mesohu-Ks:::... :: Diskutime te Ndryshme :: Kuriozitete-
Kërce tek: